Home   |    Lajme   |    Guida TV   |    Emisione   |    Edicioni i lajmeve   |    Klan Live
 
Në kërkim të Liderit, seritë:  
...
 
Audicionet LIDER WANTED
çdo të shtunë dhe të dielë, ora 20.05


Reality show LIDER

1. Çmimi
Më i larti dhënë ndonjëherë sipas një formulë mikse.

Janë parashikuar cmime për të gjithë pjesëmarrësit që shkojnë nga përfitime materiale në të drejta studimi të të gjitha niveleve.

2. Përshkrim shkurt i programit
Emisioni, i zhanrit reality shou, synon që brenda një grupi prej 16 personash, ( plus nje numer rezerve) kryesisht të rinj me formim solid kulturor nga gjithë hapësira shqiptare (të shkëmbyeshëm ose jo) të zgjedhë nëpërmjet votimit të brendshëm votimit të publikut, individin me cilësi më të spikatura prej lideri: ndershmërinë; aftësitë profesionale; organizative; komunikative; etj.

3. Rendi i zhvillimit të programit

A - Audicioni i organizuar për disa prej qyteteve kryesore; ata që vijnë nga jashtë dhe për ata të Kosovës dhe Maqedonisë;

BProgrami do të ketë 2 faza:
  • Faza e parë: shkurt- mars.
    • 1) 64 (plus një numër rezervë) të përzgjedhurit nga audicionet do të prezantojnë vetveten dhe do të transmetohen në 8 seri emisionesh gjatë janarit, nga 60 minuta në TvKlan.(fillon nga e shtuna e datës 27 shkurt.)
    • 2) Prej këtyre do të zgjidhen 16 vetë me votim popullor, me juri, në vlersime komplementare.
  • Faza e dytë: prill- qershor.
C - Jeta në shtëpinë apo qytezën politike ku 16 të rinjtë do të mbyllen, por jo të izolohen. Gjithçka do të transmetohet 24 orë non stop në një kanal ad hoc tokësor dhe satelitor, si dhe përmbledhjet çdo ditë para edicionit të lajmeve në TV kombëtar Klan.

C1. Veçoritë e jetës në Qytetin politik.
Të rinjtë do të përzgjidhen nisur nga cilësitë e tyre individuale por dhe nga përkatësia ideologjike. Nisur nga kjo ata do të duhet të krijojnë që në fillim të qëndrimit të tyre atje 3 parti politike (në grupe 6:6:4 vetësh). Ata do të zgjedhin institucionet e qytetit të cilit do t’i vënë emrin vetë. Do të zgjedhin parlamentin e tyre në të njëjtin proporcion (3.3.2) të paktën tre javët e para, një parlament funksional sipas modelit real, do të zhvillojnë debate, detyra ditore me natyrë akademike, enciklopedike, sociale, etj, do të ndërlidhen me mjedisin e jashtëm (mbështetës, politikanë realë, grupe interesi), me emisione të rëndësishme si Opinion, e diela në TV Klan dhe do të sigurohen kontakte me politikanë realë të nivelit të lartë.

Konkurentët do të zgjedhin një figurë administruese të jetës së tyre, Presidentin e qytetit, i cili do të zgjidhet sipas cilësive që do të shfaqë.

Ata do të ndjekin leksione pedagogësh të shquar, do të vendosin kontakte me personazhe reale të jetës së përditshme në forma që do të bëhen të njohura ditë pas dite.

Do të ketë takime me familjarët kur të dëshirohen, mjaft që të lajmërohet në kohë që të planifikohet si duhet në planin teknik dhe logjistik.

D - Shou i javës nga 20.30 në 22.30,(edhe më i gjatë) në TvKlan - 12 javë deri në shoë-n final, ku merren dy vlerësime, ai i jurisë dhe ai i publikut dhe ku shpallet fituesi. Ka vlerësim dhe për grupin apo partinë politike më të mirë.

4. Risitë
a) unik në llojin e vet në të gjithë botën
b) reality shoë me objektiv specifik, dhe jo të papërcaktuar
d) edukativ, sa kohë që të rinj me formim të shkëlqyer do të ofrojnë modele të reja politikanësh me cilësi të admirueshme për të rinjtë e tjerë; orientues për votuesin;
e) njohës, pasi krijon mundësi të njohim aspiratat e më të rinjve, preferencat e tyre, modelet e tyre, etj. Në këtë aspekt është dhe një mënyrë për të zhvilluar një lloj eksperimenti ndikues në të bërit politikë në Shqipëri
f) formues, sa kohë që të rinjtë e mbyllur do të marrin njohuri të reja
g) kontribues për politikën; emisioni do të krijojë figura publike të cilat do të kenë akses më të lehtë në rradhët e politikës
h) ndërveprues me publikun dhe i hapur për dijen, ndryshe nga reality shoë-t e tjerë ku të mbyllurit izolohen nga kultura, dhe “koha për ta ndalon” në momentin kur hyjnë.
i) i mbikqyrur shkencërisht dhe i asistuar prej një grupi ekspertësh të nivelit të lartë profesional si Artan Fuga dhe një grup tjetër profesorësh.

5. Burimet njerëzore
Kryekonsulent përmbajtjeje: Akademik Profesor Artan Fuga, profesor në Universitetin Paris II

Ekipi konsultativ

Dr.Ulpiana Lama, Doktorant (në vazhdim) – Shkenca politike, Paris 8 University, France
Dr. Ermal Hasimja, Kërkim post-doktoral në London School of Economics and Political Science.
MA. Adri Nurellari, Mphil. në Studime Evropiane, Universiteti i Cambridge, Churchill College,
MA Rudina Seseri, MBA në Harvard University
MA Donika Capi, Doktorant në Filozofi politike (në vazhdim), Katholieke Universiteit Leuven, Instituti Filozofisë, Leuven, Belgjikë
MA Belina Budini, Master në Media dhe Komunikim, Goldsmiths College, University of London
Drejtimi organizativ: Eptan Lohja
Drejtor editorial: Mentor Nazarko
Regjisor: Ardit Roshi
Drejtor artistik: Alfonso Feliziani
Skenograf: Paolo Canne

6. Efekti që pritet në audiencë
Ndjenjë debati, garë mes të rinjve, orientim i ri i simpative dhe preferencave politike;
Nxitje për tu kulturuar në fushën e shkencës së qeverisjes
Interes të politikës për mendimin e të rinjve;

7.Koha e zhvillimit të garës
12 javë duke filluar nga prilli.

8.Adresa e-mail lider@tvklan.tv për pyetjet që mund t’ju lindin.
* të gjitha informacionet dhe të rejat mbi zhvillimet e këtij reality në faqen tonë zyrtare të internetit: www.lider.al

Formulari i aplikimit - doc - pdf